Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ka drejtuar një mesazh kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se nuk e ka problem te flirtojë me Iranin për të qëndruar në pushtet.
Ky reagim vjen pas replikave në distancë mes kryeministrit Rama dhe zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei.
Bardhi e quajti shpikje të Ramës përfshirjen e Iranit për të lundërshtuar investimet në Zvërnec. Ai i quajti armiq imagjinarë për të qëndruar në pushtet.
Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi:
Oh, really? Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj? Nuk ka asgjë të papritur këtu. Iranin në këtë debat e fute ti.
Ti akuzove protestuesit.
Ti shpike komplotin me iranianë.
Ti e kërkove këtë reagim.
Tani, nuk besoj se ka mbetur njeri me dyshime se për karrigen tënde nuk njeh as kufij dhe as pasoja. Ti po provon se për karrigen tënde nuk e ke problem madje as të flirtosh me Iranin.
E vërteta është se nuk ndryshon nga ajatollahët në raportin që ke me pushtetin. Kush nuk të bindet, shpallet armik.
Protestuesit armiq.
Opozitarët armiq.
Fqinjët armiq.
Europianët armiq.
Influencerët armiq.
Sot Shqipëria ka vetëm një armik. Quhet Edi Rama. Dhe ka ardhur koha të largohet.

