Anëtarja e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës dhe zëvendëskryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Desada Xhetani, ka reaguar publikisht lidhur me ngjarjen e raportuar gjatë protestës së sotme në Tiranë kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec, ku u përfshinë disa të rinj demokratë në një konfrontim me aktivistë të tjerë.
Në reagimin e saj Xhetani sqaroi se të rinjtë e FRPD nuk janë përplasur me qytetarë të pranishëm në protestë, por me përfaqësues të Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit.
Sipas saj, situata është tensionuar pas provokimeve të ardhura nga këta aktivistë, të cilët iu janë drejtuar me thirrje dhe etiketime, duke kërkuar largimin e tyre nga protesta.
“Të rinjtë e FRPD-së u provokuan nga aktivistët e Arlind Qorrit, të cilët erdhën aty me megafona duke na etiketuar: Këta janë të rinjtë e FRPD-së dhe të largohen nga këtu. Ju them të gjithëve, se kjo është protestë për Shqipërinë. Kjo është protestë për Kombin. Kjo është protestë për Zvërnecin, për Nartën, për gjithë Shqipërinë. Kjo është protestë për Onkologjikun dhe për gjithë shqetësimet që e trazojnë kombin tonë dhe Shqipërinë tonë. E vetmja thirrje që i shqetësoi aktivistët dhe Arlind Qorin ishte thirrja: Poshtë komunizmi”, tha ajo ndër të tjera.
View this post on Instagram
