Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas deklaratës së Ballës, “Shqiponjat” mësynë te “Tajvani” dhe prangosën të shumëkërkuarin, protestuesin Anton Frroku (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Pas deklaratës së Ballës, “Shqiponjat”
Momenti i arrestimit te Anton Frrokut dhe Taulant Balla gjate prononcimit te djeshem

Mbrëmjen e djeshme, forcat “Shqiponja” mësynë në ambientet e një lokali në qendër të kryeqytetit, ku vunë në pranga një shtetas. I arrestuari është Anton Frroku nga Lezha, për të cilin kreu i grupit socialiste Taulant Balla u shpreh se ishte i shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Këtë Balla e tha gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshme teksa po zhvillohej protesta para Kuvendit.

“Protestuesi e vërtetë ndahen në qytetarë që mbushin bulevardin dhe një grup persona me precedentë penalë. Kush bën dhunë është element me precedentë të rëndë kriminal. Njëri prej atyre që është në kërkim dhe Policia ende nuk e ka ndaluar, por nuk është arrestuar akoma. Është Anton Frroku që e thashë dhe në Kuvend” tha Balla ditën e djeshme.

Pa kaluar 24 orë nga kjo deklaratë, "Shqiponjat" identifikuan dhe vunë në pranga Anton Frrokun, i cili është një prej pjesëmarrësve në protestat e këtyre 34-ditëve. Në momentin e arrestimit ashtu si shihet edhe në pamjet e publikuara nga JOQ, Frroku ka të veshur një bluzë të bardhë me simbolin e shqiponjës, me të cilën është parë edhe gjatë protestës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese