Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një shtëpi dykatëshe në Lushnje, shkrumbohet plotësisht banesa (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët një shtëpi dykatëshe në
Foto nga banesa

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët këtë të premte në fshatin Krutje të Lushnjës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke djegur plotësisht orenditë e banesës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre te banesat përreth, të cilat ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese