Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasjet para Kuvendit, Lamallari: Protesta është e ligjshme, por nuk mund të goditën punonjësit e policisë

Shkruar nga Newsbomb
Përplasjet para Kuvendit, Lamallari: Protesta është e ligjshme,
Besfort Lamallari

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur për mediat nga Elbasani lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet, duke vlerësuar detyrën e Policisë së Shtetit gjatë tubimit.

Lamallari u shpreh se policia ka zbatuar detyrën e saj në mënyrë profesionale, duke bërë dallim midis qytetarëve që ushtronin të drejtën e protestës dhe personave që kanë kryer akte dhune.

Po ashtu ai është shprehur se protesta është e ligjshme, por jo të ushtrohet dhunë ndaj efektivëve të policisë dhe gazetarëve.

“Policia e shtetit gjatë protestave e ka zbatuar detyrën ne mëmyrë të shkëlqyer dhe profesionale duke e bërë dallimin e qartë midis protestuesve që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe nga ana tjetër kemi një grusht personash që nuk kanë lidhje fare ne protestën që janë thjesht shkelës të ligjit. Ata vandalizojnë pasurinë publike dhe përgjigja e policisë ndaj tyre do jetë proporcionale me shkeljen e ligjit dhe do marrin përgjigjen e merituar

Ka dy momente qe dua te veçoj bazuar ne fakte. Dhuna ne bulevard nisi me dhune ndaj punonjësve te policisë se Shtetit. Protesta është e ligjshme por nuk mund te goditen punonjësit e policisë e as gazetaret. Kemi kërkesë nga unioni i gazetareve për të mbrojtur gazetaret ne ushtrimin e detyrës. Një grusht personash qe dëmtojnë pasurinë publike dhe dhunojnë çdo gjë s’janë protestues por vandale”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese