Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pikëpyetjet për organizimin, mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri në prestigjiozen amerikane

Shkruar nga Newsbomb
Pikëpyetjet për organizimin, mbajtja e Samitit të NATO-s në
Foto arkiv

Mbajtja e samitit të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm duket se është vënë në pikëpyetje. Sipas një artikulli të publikuar mëngjesin e kësaj të mërkure nga prestigjiozja Bloomberg, brenda aleancës po shqyrtohet mundësia që samiti vjetor i liderëve të mos zhvillohet fare.

Mediumi amerikan shkruan se një nga arsyet që po diskutohet është shmangia e përplasjeve të mëtejshme me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili prej kohësh ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj NATO-s. Një tjetër faktor lidhet me faktin se Shqipëria, vendi i planifikuar për të pritur samitin, renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve për mbrojtjen në kuadër të aleancës.

Pikëpyetjet për organizimin, mbajtja e Samitit të NATO-s në
Artikulli i Bloomberg

Sipas Bloomberg diskutimet për mundësinë e anulimit të samitit vjetor janë intensifikuar gjatë kësaj jave, ndërsa liderët e NATO-s janë mbledhur në Ankara. Burime në dijeni të bisedimeve, të cituara nga media amerikane, kanë bërë të ditur se kritikat e vazhdueshme të Trump ndaj aleancës kanë shtuar gjasat që samiti i planifikuar për vitin e ardhshëm në Shqipëri të mos mbahet.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin e Ankarasë, Donald Trump përsëriti kritikat ndaj NATO-s duke vënë edhe një herë në diskutim rëndësinë e aleancës ushtarake. Sipas burimeve të Bloomberg, të cilat folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës konfidenciale të diskutimeve, këto zhvillime kanë shtuar pasiguritë mbi organizimin e samitit të vitit 2027 në Shqipëri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese