Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rreth dy metra i gjatë, peshkaqeni “dhelpër” bie në rrjetat e peshkatarëve në Borsh

Shkruar nga Newsbomb
Rreth dy metra i gjatë, peshkaqeni “dhelpër” bie në
Peshkaqeni i kapur

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në bregdetin e Borshit, ku një peshkaqen i tipit dhelpër, me gjatësi rreth 2 metra dhe peshë afro 35 kilogramë, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve.

Gjatë prononcimit për mediat, peshkatarët kanë deklaruar se kjo specie, herë pas herë shfaqet në brigjet shqiptare, por kapje të tilla mbeten të rralla dhe kanë ngjallur interes të madh mes banorëve dhe pushuesve të zonës.

Ndërsa ngjarja ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës, të cilët janë afruar dhe kanë fotografuar gjallesën detare.

Ndërsa disa javë më parë, një tjetër peshkaqen u shfaq në zonën e Lungomarës, në qytetin e Vlorës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese