Këtë të martë në GJKKO pritet të zhvillohet seanca e parë e gjykimit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe për të pandehurit e tjerë në dosje që kanë kërkuar gjykim me procedurë të zakonshme.
Seanca e parë ishte planifikuar të mbahej më 10 qershor, por u shty për shkak të mungesës së disa prej avokatëve mbrojtës.
Në atë seancë mungoi edhe Veliaj, i cili kundërshtoi pjesëmarrjen përmes kafazit të xhamit në sallën e gjyqit.
Në seancën e fundit, trupi gjykues i kërkoi prokurorit të çështjes, Ols Dado, që t’i vihen në dispozicion Veliajt mijëra faqe të tjera dokumentacioni në qelinë e paraburgimit.
Ndërkohë, një tjetër kërkesë e Erion Veliajt, e cila vijon të refuzohet nga gjykata është transmetimi live i seancave gjyqësore.
