Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e grumbullimit të mbeturinave në fshatin Halil të Fushë-Krujës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët.
Pamjet e publikuara tregojnë flakë të dendura dhe tym të zi që ngrihet mbi zonën e mbeturinave, shumë pranë banesave. Situata është përshkruar si alarmante për shkak të rrezikut që paraqet për komunitetin.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, duke paralajmëruar se flakët mund të përhapen dhe të rrezikojnë fshatrat Halil dhe Kameras.
Sondazh
Poll
