Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Protesta nuk ka forcë të pastrojë veten e vet ", Blendi Klosi flet për incidentet e sotme: Ka grupe që nuk duan zhvillimin e vendit

Shkruar nga Newsbomb
"Protesta nuk ka forcë të pastrojë veten e vet ",
Blendi Klosi

Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi, ka folur mbi incidentet e ndodhura ditën e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku disa protestues goditën me vezë makinat e deputetëve.

Klosi është shprehur se reagimi i policisë erdhi si shkak goditjes nga ana e protestuesve. Ai e vendosi mbrojtjen e deputetit në të njëjtin nivel me mbrojtjen e qytetarit, duke nënvizuar se policia nuk mbron individin për shkak të funksionit, por mbron rendin dhe sigurinë e përgjithshme.

"Për sa kohë që u goditën makinat e deputetëve me gurë dhe deputetët me gurë, pa dyshim duhet të ketë një reagim tani, sepse kur mbron një qytetar nuk është se mbron një deputet, por mbron një qytetar që të mos ketë një veprim më shumë. Në varësi të protestës ka edhe mënyra të ndryshme reagimi të forcave të rendit.

Nuk jam unë që e vlerësoj nëse u kalua apo s’u kalua, por ama jam unë që them se policët e dinin shumë mirë që janë nën monitorim, e dinin që ishin para kamerave. Pra veprimet e tyre do të analizohen nga organet kompetente dhe veprimet e policëve do të presin gjykimin e tyre.", tha Klosi.

Klosi e sheh protestën si të rrezikuar nga “guerilë”, duke e lidhur me elementë të sponsorizuar nga “forca të errëta”, te cilat nuk duan që Shqipëria të mos zhvillohet, nuk duan rritjen ekonomike, nuk duan rritjen e fondit të Shqipërisë për NATO-n, nuk mbështesin rritjen e pensioneve etj.

"As nuk uroj, as nuk e lavdëroj, as nuk e falenderoj. Ishte një ngjarje e cila mban komentet e veta, por për të thënë që protesta po degjeneron ose po degradon në një protestë e cila po shkon te guerila dhe te elementë të cilët ne i kemi thënë, i kemi thënë, i kemi thënë dhe do t’i themi, do t’i evidentojmë, të sponsorizuar nga forca të errëta që nuk e duan atë çfarë Shqipëria ka arritur, nuk e duan turizmin në të vërtetë, nuk e duan investimet në turizëm. Nuk e duan rritjen ekonomike të Shqipërisë. Nuk e duan dhe këtë që ndodhi sot, rritjen e fondit për fëmijët me aftësi të kufizuara, rritjen e fondit të Shqipërisë për NATO-n, pra për buxhetin tonë, për ushtrinë mbi 100 milionë euro. Nuk e mbështesin rritjen e pensioneve, indeksimin e pensioneve, shpërblimet e pranverës që morën.

Brenda protestuesve ka persona që në këto studio, në këto karrige ku jemi ulur unë dhe ti, kanë folur për pro forcave të errëta sot të botës, të paktën në këndvështrimin e qytetarëve shqiptarë, dhe kundër aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë karrige, në këtë vend, në këtë studio me këto mikrofona, me këto kamera. Pra, përderisa ata janë bërë zëri publik, përderisa ata janë bërë zëdhënësit publik të protestës, këtu problemet fillojnë dhe shtohen.

Pra, protesta nuk ka aq forcë sa të pastrojë veten e vet, do të kërkojë që të pastrojë politikën shqiptare. Këtu shtohen pikëpyetjet mbi protestën.", vijoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese