Irlanda ka marrë Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së këtë të mërkurë, duke filluar kështu një mandat gjashtëmujor.
Irlanda pason Administratën Greko-Qipriote, e cila mbajti presidencën gjatë gjysmës së parë të viti 2026, dhe pritet që në 1 janar të vitit të ardhshëm t’ia kalojë stafetën Lituanisë. Presidenca e saj shënon fillimin e një programi 18-mujor të ndarë me Lituaninë dhe Greqinë sipas sistemit “Trio Presidencë” të BE-së, i cili udhëhiqet nga Axhenda Strategjike e bllokut 2024-2029.
“Nga brigjet atlantike të Irlandës, përgjatë rajonit baltik të Lituanisë, deri te porta mesdhetare e Greqisë, kjo Trio e Presidencës pasqyron forcën dhe zemrën e projektit evropian”, thuhet në deklaratë ndër të tjera.
Programi i treshes është ndërtuar rreth tre prioriteteve: një Evropë e lirë dhe demokratike, një Evropë e fortë dhe e sigurt dhe një Evropë e begatë dhe konkurruese.
