Një zjarr i madh ka përfshirë një godinë 10 katëshe në zonë e Antverpit të Belgjikës duke lënë pas 6 vitima e dhjetëra të plagosur.
Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur kati i 8 i banesës, zaptohet nga tymi i dendur i zi i cili përhapet me shpejtësi të frikshme. Ndërsa dy persona shikohen duke u kacavjerrë në xhamat e ballkoneve të tyre, në tentativa për t’i shpëtuar tragjedisë.
Bëhet me dije se zjarri shpërtheu rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, përmasat e të cilit gjatë mesditës ishin gjithnjë e në rritje.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe Policia e cila bën me dije se më shumë se 200 njerëz jetojnë në bllok dhe departamenti i zjarrfikësve ka evakuuar 80 apartamente në ndërtesë.
"Ka pasur një numër të madh viktimash këtu në Linkeroever", tha zëdhënësja e policisë Kim Bastiaens për televizionin publik belg, duke shtuar se një numër njerëzish kishin pësuar lëndime të rënda dhe të lehta.
Ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një problem teknik në katin përdhes.
Mediat vendase raporotjnë se forcat zjarrfikëse po vijojnë me punën e tyre për neutralizimin e situatës, ndërsa raportohet se numri i të plagosurve sa vjen e rritet.
JUST IN: Multiple people dead, several others seriously injured after an apartment building fire in Antwerp, Belgium. pic.twitter.com/xBSQ5kTbdO
— Scope Report (@ScopeReport_) July 1, 2026
