Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E ofenduan në rrjetet sociale, Ben Blushi shpërthen ndaj komentuesve: Rrugaçë Facebook-u! A keni dinjitet dhe familje? Çfarë qeniesh jeni...

Shkruar nga Newsbomb
E ofenduan në rrjetet sociale, Ben Blushi shpërthen ndaj komentuesve:
Ben Blushi

Ish-politikani dhe shkrimtari Ben Blushi ka shpërthyer ndaj komentuesve në rrjetet sociale, të cilët e kanë sharë dhe ofenduar për shkak të qëndrimit të tij në lidhje me protestën e Zvërnecit.

Teksa ka publikuar një foto nga perëndimi i diellit në Facebook nga “Sheshi Skënderbej” në Tiranë, komentuesit e kanë sharë dhe ofenduar Blushin në lidhje me tubimin që po mbahet në kryeqytet për më shumë se 10 ditë.

Kjo ka sjellë reagimin e fortë të shkrimtarit, i cili ua ka kthyer thuajse në të njëjtën monedhë përdoruesve sociale, ku iu drejtohet me fjalët “rrugaçe Facebook-u”, “a keni dinjitet dhe familjesh” apo “çfarë qeniesh jeni”.

Ndërsa në fund ai thekson se nuk mban asnjë përgjegjësi, pasi ka ikur me vullnet nga politika per t'iu kushtuar artit.

Vetem ne Shqiperi ndodh qe nje njeri qe poston nje foto per kenaqesine e vet ne faqen e vet shahet dhe fyhet nga qindra rrugace facebooku. Cfare qeniesh jeni ju qe nuk lini gje pa shkruar pa marre parasysh se kete faqe e lexojne femijet e mi, familja ime, miqte e mi dhe cdo njeri qe me do? A keni ju familje, nder dinjitet qe ofendoni nje qytetar privat i cili nuk ka asnje pergjegjesi per cfare po ndodh sepse ka ikur me vullnet nga politika per t'iu kushtuar artit?”, është replika e Blushit ndaj komentuesve.

E ofenduan në rrjetet sociale, Ben Blushi shpërthen ndaj komentuesve:
Postimi dhe komenti i Ben Blushit

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese