Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

4 ditë pa i dëgjuar zërin, familja Koçi në pritje të djalit të shtëpisë, gjendet te "5 Maji" motori i Eglantinit që u zhduk te sheshi "Wilson" (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
4 ditë pa i dëgjuar zërin, familja Koçi në pritje
Gjendet motori i Eglantin Koçit

Teksa prej 4 ditësh vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut Eglant Koçi i cili humbi gjurmët pasditen e 3 qershorit, bëhet me dije se është gjetur motori i tij.

Burime policore konfirmojnë për Vna.al  motori i Koçit është gjetur tek nënstacioni "5 Maji" në Tiranë. Ndërsa deri më tani akoma nuk ka informacione për fatin e tij.

Video credits: Vna.al 

Eglantin Koçi i datëlindjes, 17 shtator 1991, prej 4 ditësh nuk ka kontaktuar me familjen apo miq të tij.

Për herë të fundit ai është parë më zonën pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet, duke lëvizur me një automjet me targa “CT969”.

Familjarët e tij kanë denocnuar në Komisariatin numër 2 të Tiranës zhdukjen e djalit të tyre por deri më tani vendndodhja e tij vijon të mbetet mister.

Në lidhje me këtë situatë kanë reaguar dhe njerëz të njohur të shoëbizit shqiptar, në mesin e tyre këngëtarja Rozana Radi dhe moderatorja Roza Lati.

Çdokush që mund ta ketë parë të riun ose ka ndonjë informacion rreth tij mund të kontaktojë në numrin e mëposhtëm.

4 ditë pa i dëgjuar zërin, familja Koçi në pritje
Publikimi i Roza Latit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese