Një lajm i trishtë ka mbërritur nga Italia pasi bëhet me dije se një 42-vjeçar shqiptar i identifikuar si Xhevdet Bakushi ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti rrugor.
Aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e e së dielës në komunën e Pastoranos të Italisë i ka marrë jetën babait të dy fëmijëve të mitur shqiptarë dhe një shtetasi italian nga Francolise, emri i të cilit nuk është bërë akoma publik.
Përmes një hulumtimi të bërë në rrjet, newsbomb.al mëson se para një viti, në prillin e 2025 viktima Xhevdet Bakushi kishte humbur babanë e tij.
Humbja e Xhevdeti ka hapur një plagë të re të pashërueshme për familjen Bakushi, veçanërisht për djalin dhe vajzën e mitur të Xhevdetit dhe gruan e tij, raporton newsbomb.al.
Deri më tani nuk dihet akoma se kur do të zhvillohet ceremonia mortore e shqiptarit. Por pritet që në vijim të dalin detaje të reja.
Pas një viti nga humbja e shtyllës kryesore të familjes Bakushit, për këta të fundit u hap një tjetër plagë e cila ka shkaktuar një dhimbje të pashërueshme.
Para 2 muajsh viktima shkruante fjalë zemre për humbjen e babait të tij, për të cilin i qante zemra.
“Më mungon shumë dashuria jote, unë nuk mund të të thërras më kurrë baba, ne të dy ishim shumë të lidhur , e unë çdo fjalë tënden e dëgjoja dhe respektoja” shkruante Xhevdet Bakushi për babanë e tij.
“Shpirti më dhemb çdo ditë që vij këtu te varri yt, të shikoj ty, po vetëm mermerët shikoj nga sytë e mi, vetëm lot pikoj. Sytë e mi nuk do të të shikojnë kurrë më. Ishe gjysma ime për ty përvëloj, babi qofsh i xhenetit, zoti të pastë bërë banor të Parajsës. Do mbetesh gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona, s’do të harrojmë kurrë babi” vijon më tej dedikimi i Xhevdetit për babanë e tij.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.
Dedikimi i Xhevdetit në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të babait të tij:
Sot plot 1 vit se mbylle syt....Babi kur preva bileten te vija per aty me ran dy pika lot Na faqet se è dija se ty ste gjeja duke me pritur tme thoje si gjithmon mir se erdhe biri im kjo fjal me mungon tma thot goja jote sa her vija lart vija me shum deshir dashuri sepse te gjeja ty aty tani kudo ku rrije ti ngeli vetem nje kujtim se cdo dit po e tret shpirtin tim babi ti ishe keshilla ime kur vdiqe ti me vdiq edhe keshilla edhe perkraja jote me thoje biri im puno fort mbaj familjen puno se me pun ja del kudo puno kurr mos u anko sepse un punoj por kurr su ankova edhe pse ndonjer u lodhia ...
babi ti me jepje kurajo per cdo gje qe te ecia prepara me mungoj fjalet e tua me mungon dashuria jote un nuk mund te therras me kurr baba ne te dy ishim shum te lidhur me njeri tjetrin cdo fjal tenden un e degjoja e rrespektoja para se te ikja per itali mi the ca llafe sikur po e dije se zdo te gjeja me mthe biri im shiko familjen puno fort kaloni mir se è askujt sesht kjo bot me the po mbylla un syt mbas meje je ti sepse je cuni madh i shtepis
kur shikoj se tka mbyluar ai dhe ai mermer zemra ime cdo sekont me ther nga dhimbja se ti je atje dhe nuk je ketu me ne do doja te flisnim per shum gjera po te gjitha fjalet i kam merenda vetes se ti sje te ti tregoja femit jan rritur atyre ju mungon shum kush e di sa her qajn per ty iku gjyshi Na la vetem sna thot me kush me erdh mua kolopucat e gjyshit sepse kshu i perkedhelje ti gjithmon kur vinin ..kam shum fjal te them po smundem dot me se shpirti po me dhem sa te jem ketu cdo dit te varri vi te shikoj ty po vetem mermeret shikoj nga syt e mi vetem lot pikoj se ty syt e mi kurr me ste shikojn ishe gjysma ime malli per ty me perveloj babi qofsh I xhenetit zoti te pas ber banor te parajses do mbetesh gjithmon ne zemrat♡dhe mendjet tona zdo te harrojm kurr babiii
