Hapësire reklamuese

Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha: Një mundësi për të treguar aftësitë tona

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri, Ministri për
Ferit Hoxha

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, gjatë  një interviste për Top Channel ka folur në lidhje me zhvillimet kryesore të samitit ku ndodhet aktualisht së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Ai deklaroi se ky është një moment i rëndësishëm për aleancën dhe Shqipërinë e cila tashmë ka një rol të rëndësishëm për organizimin e një prej aktiviteteve më të rëndësishme ndërkombëtare vitin e ardhshëm.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte se samiti i ardhshëm i Aleancës se Atlantikut të Veriu do të zhvillohet në Tiranë.

Ministri Hoxha deklaroi gjithashtu se ky është një lajm i mirë dhe një angazhim madhor gjatë këtyre viteve dhe një mundësi për të treguar aftësitë tona për të pritur evente të tilla.

"Është një moment i veçantë për aleancën, ashtu edhe për Shqipërinë. Erdhëm në këtë samit me një pozicion të ditur dhe me një angazhim për rritjen e investimeve. Kjo është pjesë e angazhimeve në qasjen e re që ka aleanca për rritjen e mbrojtjes dhe me projeksionin që të gjitha vendet e NATO-s të shkojnë deri në vitin 2030 në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për investimet në mbrojtje.

Qëllimi është që të jemi sa më të mbrojtur nga rreziku rus, por edhe nga rreziqe të tjera hibride. Mënyra e shpalljes së mbajtjes së samitit në Tiranë është fryt i një pune të të gjitha institucioneve tona. Është një lajm i mirë dhe një angazhim madhor për këto vite. Një mundësi për të treguar aftësitë tona për të pritur evente të tilla. Është një lajm i paralajmëruar.

Aleatët kanë vendosur që për samitin e ardhshëm të vazhdojnë bisedimet për kohën e përshtatshme. Mund të jetë për vitin 2027, por edhe për vitin pasardhës. Gjithsesi, ne do të jemi gati. Kemi nisur përgatitjet dhe synojmë të jemi në nivelin e duhur. Kemi ngritur një task-forcë, e cila ishte edhe në Ankara për të fituar eksperiencë dhe për të qenë sa më të përgatitur”, u shpreh ministri Hoxha."

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese