Foto nga protestuesit
Qytetarët janë mbledhur edhe këtë të mërkurë, në ditën e 39-të radhazi të protestës së tyre.
Fillimisht, ata u grumbulluan në Sheshi Skënderbej, ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet e tyre.
Ashtu si çdo ditë edhe sot protestuesit kanë dalë me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, duke përsëritur thirrjet e tyre.
Prej 39 ditësh, protestuesit po marshojnë në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës politike.
Sondazh
Poll
