Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjyqi për “Partizanin”, dëshmon sot ish-zëvendës kryeministri i qeverisë Berisha, Gazmend Oketa

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqi për “Partizanin”, dëshmon sot ish-zëvendës
Gazmed Oketa

Gazmend Oketa, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-zëvendës kryeministër i qeverisë Berisha, është thirrur nga SPAK si dëshmitar në seancën e sotme në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Seanca pritet të zhvillohet ditën e sotme në orën 10:00.

Teksa përpos tij janë thirrur për të dëshuar edhe Elvira Lame, Paro Laçi dhe Isa Tare. Ky i fundit duhet të dëshmonte që në seancën e 22 qershorit, por tha se ndodhej jashtë shtetit.

Kujtojmë se në seancën e kaluar ka dhënë dëshminë e tij ish-ministri i Sporteve Ylli Pango, i cili u shpreh se ka qenë kundër ndryshimit të destinacionit të ambienteve të ish-klubit Partizani.

Mbi truallin e ish-kompleksit “Partizani”, u ndërutar 19 kulla banimi, nën akuzë për këtë janë marrë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se ka ndryshuar ligje dhe vendime qeverie për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarabër Malltezi, i cili është nën akuzë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese