Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Numëroni lekët!” 2 milionë euro hynë nga porti i Vlorës dhe u pastruan te “exchange” në Tiranë (PËRGJIMET në SkyECC)

Shkruar nga Newsbomb
“Numëroni lekët!” 2 milionë euro hynë nga porti
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e SPAK ndaj grupit kriminal të goditur disa javë më parë. Ku një grup biznesmenësh ishin të lidhur me narkotrafikantët shqiptarë të kokainës, për të trafikuar drogë nga Amerika Latine, si edhe për të bërë pastrimin e të ardhurave nga shitja e saj, në kullat e ndërtimit.

Në përgjimet e fundit janë zbardhur biseda nga aplikacioni SkyECC, ku flitet për transportimin e sasive të  mëdha të parave të përfituara nga trafikimi i kokainës drejt Shqipërisë.

Paratë dyshohet se futeshin në vende të fshehura në automjete të cilat mbërrinin me traget në Portin e Vlorës, sipas infonews.al. Në një bisedë të regjistruar në janar të 2021-shit, personi nën hetim, Ardian Zykaj, ka komunikuar me të tjerë anëtarë të grupit për dy ngarkesa parash që do të mbërrinin në rrugë detare, më konkretisht bëhej fjalë për 2 milionë euro. Në biseda janë përmendur dy dërgesa prej 1 milionë eurosh secila, teksa bëhet edhe llogari e kostos së transportit me 2% duke mbërritur në afro 1.96 milionë euro në total.

Në një prej bisedave të zbardhura njëri prej anëtarëve të grupit udhëzon një tjetër që shumat të dorëzohen në një pikë këmbimi valuator (exchange) në Tiranë, në zonën e njohur si “Dollari”.

Sipas dyshimeve të SPAK ky exchange mund të jetë përdorur për pastrimin e parave të përfituara nga lëndët narkotike.

Pjesë nga biseda në SkyECC, në janar të 2021-shit:

Personi 1: Lale, këtu në grup chat të gjitha. Shkruaj këtu në grup chat.

Personi 2: Ku t’i çoj lekët?

Personi 1: Të thotë shoku që është këtu në grup chat. Lekët do t’i dorëzoni në një pikë exchange në Tiranë.

Personi 2: Ok, nesër në rregull.

Personi 1: Nesër vijnë në Vlorë 1 milion euro. Me 2% transporti i bie 980 mijë euro. Edhe një ngarkesë tjetër i bie 980 mijë euro.

Personi 1: Pra, në total janë 1 milion e 960 mijë euro për t’u çuar në transfer te exchange-i në Tiranë.

Personi 2: Sapo u fut trageti në port. Besoj për një orë i marr gjërat dhe nisem. Më çoni pastaj adresën.

Personi 1: Adresa është tek “Dollari”.

Personi 2: Ok vëlla, kur të jem atje të të them.

Personi 2: Unë erdha tek “Dollari”. Ja sa të më përgjigjet dhe të më orientojë.

Personi 2: Tek posta jam, me një Golf.

Personi 1: Do t’i numëroni lekët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese