Duke nisur nga sot, janë hapur regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta në platformën e e-albania, afat i cili mbyllet më datë 31 korrik.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministria e Arsimit dhe e Sportit e cila ka njoftuar se nisur nga dita e sotme me 6 korrik e deri në fund të këtij muaj, prindërit do të kenë mundësi të regjistrojnë fëmijët e tyre për të nisur një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës, atë të arsimimit.
“Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në #eAlbania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve” shkruhet në postimin e bërë nga Ministria e Arsimit.
Kjo është hera e parë që mundësohet regjistrimi online i fëmijëve për në shkollë, pasi më parë kjo procedurë kryhej fizikisht në shkollat e zgjedhura.
Në postimin e mëposhtëm mund të gjeni linqet për të kryer regjistrimet:
