Hapësire reklamuese

Aktualitet

Politikani kosovar nxjerr FOTON e Kim Mehmetit në protestat e Tiranës: Shkon të mbrojë kafshët, ndërkohë gruan me shami në kokë e mban të mbyllur në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Politikani kosovar nxjerr FOTON e Kim Mehmetit në protestat e Tiranës:
Kim Mehmeti dhe Fatos Lubonja ne bulevardin e protestes, ne Tirane

Sali Rexhaj, një politikan kosovar që në zgjedhjet e Dhjetorit 2025 kandidoi për deputet nën siglën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka publikuar një fotografi të analistit Kim Mehmeti, nga protesta qytetare në Tiranë dhe thotë se ai nuk duhet të ishte fare aty.

Sipas Rexhaj, ndërkohë që Kim Mehmeti shqetësohet shumë për kafshët dhe shpendët në Shqipëri, duke ju referuar flamingove për projektin e Zvërnecit, bashkëshorten e tij me shami në kokë nuk e lejon të dalë nga shtëpia.

Shkruan Sali Rexhaj

Merreni me mend,

ne kohen kur shqipetareve te Maqedonise Veriore u mohohet e drejta e gjuhes shqipe dhe barazia e te drejtat e tyre te fituara ne vitin 2001 me lufte dhe marreveshje te Ohrit, kur rinia studentore e populli jane ngritur ne protesta per ti mbrojte te drejtat e tyre nga qeveria e Mickovskit e Kurtit, Kim Mehmeti (Abdylhaqim Memedi), i maskuar me kapele e syze, gjene kohe per te protestuar ne Tirane per nje Shqiperi te Re.

Shqiperia e Re popullin shqipetare e ka privuar nga liria per 46 vite, nga viti 1944 e deri ne vitin 1990. Ajo Shqiperi e Re u ka mohuar çdo te drejte dhe i ka vrare, arrestuar e internuar per nje fjale goje, i ka izoluar nga krejte bota dhe i ka lodhe me uri e skamje ekstreme.

Qeveria e Shqiperise duhet ti shpalle te gjithe qytetaret e shteteve tjera te cilet nuk kan te drejte vote atje, persona nongrata, ndersa grupet e infiltruara nga Serbia, Rusia, Greqia e Irani duhet te arrestohen e te japin llogari per veprimtarine e tyre antishqiptare e antishtetrore.

Ne çdo shtet demokratik te botes, ka te drejte qe te shkoj çdo kush per ta vizituar, per te pushuar, ne raste tjera edhe per te studjuar e punuar, por askush nuk ka te drejte qe ta kerkoj rrenimin e sistemit demokratik e rendin kushtetues.

Kimi shkon ne Shqiperi per ti mbrojte kafshet e shpezet, ndersa bashkeshortja e tije rrine e mbyllur ne shtepi me shami ne koke, njejte si grate ne Iran, interesat e te cilit shtet e rezhim i mbrojne Kimi, Ikballe Huduti e shume agjent te infiltruar ne protestat e qytetareve te Shqiperise.

Vetem ne valen e re te protestave kete vit, protesta per liri e kunder shamise islamike u vrane mbi 40 000 qytetare nga rezhimi i mullaheve ne Iran.

Ne Shqiperi po protestohet qe 34 dite dhe askujte nuk po i mungon nje fije floku, edhe ne rastet kur perdorin dhune, ftojne publikishte per vrasje, rrevolucion e permbysje.

Askund ku jetojne shqipetaret ne trojet tona, nuk kan te drejta me shume se ne Shqiperi. Shqiperia eshte shtet i lire dhe i pavarur qe nga viti 1912, eshte anetaresuar ne NATO e se shpejti do te anetaresohet ne BE. Ne Kosove ende nuk e kemi rrumbullaksuar shtetesine, thuaja se nuk jemi anetare i asnje organizate relevente, kurse per Maqedon e Lugin te Presheves ne Serbi dihet se me sa padrejtesite ballafaqohen shqipetaret atje, dhe gjejne kohe e arsye per te protestuar ne Tirane. 

Asnje shqiperare i cilitdo shtet tjeter, nuk ka te drejte te protestoj ne Shqiperi, pos atyre qe kan shtetesi e paguajn taksa si dhe votojne ne zgjedhje atje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese