Hapësire reklamuese

Aktualitet

Punimet për Bypass-in e Sarandës, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Pranë fshatit Shën Vasil do të kryeht një shpërthim i kontrolluar me eksploziv (ORA)

Shkruar nga Newsbomb
Punimet për Bypass-in e Sarandës, ARRSH bën njoftimin e
Bypass i Sarandes

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ka  bërë me dije se ditën e sotme duke filluar që prej orës 09:00  deri në orën 10:00, si pasojë e punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, pranë fshatit Shën Vasil do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.

ARRSH bën me dije se procesi do të kryeht nën koordinimin e strukturave të Policisë së Shtetit, si edhe ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundim të procesit të punës.

Njoftimi i plotë:

Ditën e nesërme, më 06.07.2026, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 10:00, në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, pranë fshatit Shën Vasil (në afërsi të guroreve Volloder), do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.

Procesi i punës është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese