Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama nxjerr foton dhe "kapet" keq me protestuesit e Nartës: Po i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makina

Shkruar nga Newsbomb
Rama nxjerr foton dhe "kapet" keq me protestuesit e Nartës: Po i
Njerëzit duke protestuar në Pishë Porto-Nartë, foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mëngjesin e kësaj të diele në lidhje me protestuesit që ngrenë zërin kundër projektit që pritet të zhvillohet në Zvërnec të cilët shprehen se po mbrojnë natyrën e bukur shqiptare dhe krijesat e vbeçanta që ka zona, në veçanti flamingot.

Pasi publikoi protestuesit që dje zbarkuan në Pishë Porto-Nartë, krah fotos së njerëzve të cilët shfaqen grumbull dhe me makinat e tyre në plazh, kryeministri u kujton njerëzve që të mos i dëmtojnë flamingot duke ua zhvirgjëruar atyre mjedisin me papastërti.

“MIRËMËNGJES, dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre - se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë - po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë” shkruan Rama në postimin e bërë mëngjesin e sotëm.

Ditën e djeshme me dhjetëra protestues mbërritën në Pishë Porto-Nartë, teksa në duar mbanin pankarta në duar, në të cilat kërkohej që të mos prekej bukuria natyrore shqiptare.

Mirëpo në postimin e bërë, kreu i qeverisë shqiptare zbulon se njerëzit me mënyrën e organizimit po dëmtojnë plazhin e Nartës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese