Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërndanin heroinë te “Tirana e Re”, blutë e kryeqytetit kapin në flagrancë tiransin dhe gjirokastritin, merr fund "biznesi" disavjeçar i Gëzim "Qorrit" (EMRAT-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Shpërndanin heroinë te “Tirana e Re”, blutë e
Momenti i arrestimit

Janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës dy qytetarë të cilët shpërndanin lëndë narkotike të fort nëpër kryeqytet.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në pranga janë vënë shtetasit Gëzim Muhameti 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zhuljan Prençi 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Sakaq mësohet se Gëzimi Muhameti njihet ndryshe si Gëzim Qorri, i cili prej më shumë se 20 vitesh është i përfshirë në fushën e narkotikëve.

Po ashtu bëhet me dije se ai konsiderohet si një nga furnizuesit kryesor të grupeve të tjera që operojnë nëpër Tiranë.

Arrestimi i dy personave të sipërpërmendur është bërë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një pune hetimore e operacionale. Nga të cilat blutë kanë arritur të lokalizojnë automjetin me të cilin po lëviznin të dy të dyshuarit në rrugën “Prokop Mina” në kryeqytet.

Arrestimi i dy qytetarëve rrjedh si pasojë e intensifikimit të kontrolleve nga Policia e Tiranës ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke finalizuar fazën e tretë të operacionit të koduar “Zonat”.

Si rezultat i këtij operacioni, policia ka goditur një tjetër rast të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, duke sekuestruar mbi 1 kilogram heroinë dhe duke vënë në pranga dy shtetas.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Intensifikohen kontrollet dhe goditjet ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Zonat”.

Goditet një tjetër rast i furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Sekuestrohen mbi 1 kg heroinë. Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi me sukses fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Zonat”, duke goditur një tjetër rast të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zh. P., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, në rrugën “Prokop Mina”.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 71 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas do të furnizonin shtetas të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në zonën e Tiranës së Re.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Gjatë fazave të para dhe të dytë të operacionit “Zonat”, janë sekuestruar mbi 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe janë vënë në pranga dy poseduesit e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese