Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vëllezërit Veshaj thyejnë heshtjen për “Zvërnecin”: Po protestohet në emër të Vlorës, vlonjatët nuk i dëgjoi njeri, jemi pro projektit (BISEDA)

Shkruar nga Newsbomb
Vëllezërit Veshaj thyejnë heshtjen për
Vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj, Zvërnec

Për herë të parë, pas zhurmës së bujshme nëpër rrjet se pse vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj nuk reagojnë në lidhje me situatën e krijuar për projektin që pritet të zhvillohen në Zvërnec, dyshja ka reaguar duke zbuluar qëndrimin e tyre.

Me bindje të plotë se investimi do të jetë në të mirën e Vlorës, vëllezërit Veshaj shprehen se vlonjatët e duan investimin, ndërsa shtojnë se nuk ka pse të flitet në Tiranë në emër të banorëve të Zvërnecit që haptazi janë pro projektit, raporton newsbomb.al

Pas disa ditësh që qytetarët ngritën pikëpyetjet e tyre se "Pse Donald dhe Romeo Veshja qëndrojnë “në hije” për investimet amerikane?", vëllezërit e njohur të showbizit shqiptar, kanë realizuar një bisedë me disa vlonjatë të njohur, të cilët kanë shprehur mendimin e tyre në lidhje me projektin që ngriti në këmbë një Shqipëri të tërë.

“Dua që zëri i vlonjatëve të dëgjohet sepse më është dukur sikur jemi anashkaluar, flitet në emër të Vlorës, përdoren këngë polifonike e vlonjatin nuk e ka dëgjuar njeri” tha Donaldi pasi dëgjoi mendimet e vlonjatëve në emsionin "Më lër të mbaroj". 

Pjesë nga biseda:  

Donaldi: Duhet të reagojnë për përgjegjësinë për qytetin për 2 ekstremet më të mëdha: 1 prishjen eantyrës dhe 2 një nga projektet më të mëdha në Europë.

Romeo: Vlonjatët duhet të pyeten, profesionistë, sportistë, intelektualë, sipërmarrës. Duhet t’i dëgjojmë sepse kanë kontribuar shumë.

Donald: Në emër të Vlorës po flitet shumë. Duhet dëgjuar fjala e vlonjatëve.

I ftuari i parë, këngëtari Renato Jaho: Si rinia, si popull i Vlorës, jam pro investimeve. Jam kundër asaj aushvicës sepse ato gardet, telat janë një aushvicë. Ata duhen zhdukur. Por investimi është zhvillim. Zhvillimi sjell rininë nga e para, nëse ne kërkojmë që rinia të kthehet këtu, atëherë investimi është shumë po shumë i rëndësishëm por e theksoj kundër aushvicit.

Ish futbollistit, Vasil Ruci: Ngushëlloj familjen e atij policit. Por zhvillimi është i mirë për të gjithë, edhe protestat janë të mira.  

Ronald Bizhani: Vlora në shekullin e fundit ka hapur faqet e mediave botërore, Vlora është më shumë sesa një nominim gjeografik, është një qendër ku ndërthuren etimologjia, karakteri, rrënjët historike. Para se të vinin thelbin se pse Vlora ka hapur faqet e para, qeveritë kanë ardhur nga Vlora dhe bie nga Vlora.

Që të ndajmë një gjë, në kapitalizëm është një gjë: paraja lëvizi botën. Edhe shqiptarët duhet të kuptojnë që është kapitali i cili lëvizi gjërat. Falë investimit në lagjen time kam sot një pronë që kushton 3 milionë euro, por nuk e dhashë sepse lidhej historia e familjes sime.

Falë atij investimi, unë nuk kisha frikë të thojë me zë të lartë që në atë godinë ku linda unë, ime bijë e mund të lindë dhe stërnipi ishte selia e bankës së parë kombëtare shqiptare. Unë nuk kam frikë nga zhvillimi dhe investimet e Edi Ramës sepse ai ka bërë nga investimet më virtuoze të prodhimit të vajit të ullirit në të gjithë zonën.

Mua nuk ma merr dot shtëpinë zhvillimi, as tokën time. Nuk ma vjedhin dot qeverisjen, por kjo nuk ma ndalon fantazinë time të kërkoj një investitor për zonën. Nuk është krim, krim është të vjedhësh.

Donaldi: Greku gjithmonë na ka dashur. Nuk ka pse të na ketë inat.

Jaho: Në rrjete sociale shohim shumë gjëra që nuk janë të vërteta. Në Greqi kanë postuar diçka duke bërë ironi sepse nuk na i dhanë ne 4 miliardë lekët por Shqipërisë.

Donaldi: Ç’lidhje kanë lekët e shqiptarëve me këtë investim o Bruno?

Sipërmarrësi Bruno Musa: Besoj është dezinformim dashakeq dhe patjetër që do dilet në këto tema për të justifikuar protestën se s’ka se si të ndodhë ndryshe. Duhet kuptuar se lekët janë të investitorit privat i cili do të hedhë lekët e tij këtu, dhe ne në ëndrrën më të bukur që mund të shikonim nuk do  e imagjinonim kurrë që të vinim hotelet me brand-et më të njohura në botë e të investonim në Vlorë. Investimi që pritet të bëhet është në të mirën e të gjithëve, të rriturve,  fëmijëve, ata që kanë një biznes.

Donaldi: Pse vlonjatët nuk çohen në protestë siç çohen në Tiranë?

Jaho: Unë si rini, mendoj se neve na bën mirë investimi. Por nuk na bën mirë që ti të vish këtu e të na thuash që deti nuk është më i yti. Investimi sjell zhvillim, zhvillimi sjell rininë sërish nga e para në Shqipëri.

Donaldi: Dua që zëri i vlonjatëve të dëgjohet sepse më është dukur sikur jemi anashkaluar, flitet në emër të Vlorës, përdoren këngë polifonike e vlonjatin nuk e ka dëgjuar njeri.

©newsbomb.al 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese