Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zbulimi i parcelës me 1426 bimë kanabisi, AMP nis hetimet ndaj zinxhirit komandues të Komisariatit të Policisë Divjakë

Shkruar nga Newsbomb
Zbulimi i parcelës me 1426 bimë kanabisi, AMP nis hetimet ndaj
Foto ilustruese

Pas zbulimit dhe sekuestrimit të 1426 bimëve narkotike kanabis sativa të kultivuara, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet ndaj zinxhirit komandues të Komisariatit të Policisë Divjakë.

Bëhet me dije se AMP ka nishur hetimet për shpërdorim detyre të  zinxhirit komandues të Komisariatit të Policisë Divjakë.

AMP ka dyshime se drejtuesit e policisë së Divjakës nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme për evidentimin dhe goditjen e parcelave të mbjella me kanabis.

Gjatë aksionit të policisë disa ditë më parë, u zbuluan në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”, në një sipërfaqe toke shtetërore 1,426 bimë kanabis sativa, 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe 7 kilogramë kanabis në formë boçesh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese