Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E hoqi nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e institucionit shtetëror! Shpallet në kërkim nga policia e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
E hoqi nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e institucionit
Foto ilustruese

Një incident ka ndodhur në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, ku drejtori i këtij institucioni është goditur me grusht nga një punonjës, pasi ky i fundit ishte larguar nga puna.

Mediat raportojnë se punonjësi është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa po punohet për kapjen e tij dhe vënien para drejtësisë.

Po ashtu, mësohet se konflikti fillimisht ka ndodhur brenda Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, institucion në varësi të Ministrisë së Mjedisit.

Punonjësi i shkarkuar ka dalë nga institucioni dhe ka pritur që të dilte edhe drejtuesi. Më pas, pas një debati mes tyre, ai e ka kanosur dhe më pas e ka goditur me grusht.

Ndërkohë, pritet edhe një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me këtë incident.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese