Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetari Flavio Qarri në protestë: Nuk mund të rrimë më të heshtur, na duhet një “qeveri e sheshit”

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari Flavio Qarri në protestë: Nuk mund të rrimë më
Flavio Qarri

Gjatë protestës së sotme ka qenë i pranishëm edhe gazetari i njohur i Syri Tv Flavio Qarri, i cili ka mabjtur një fjalim para protestuesve.

Gkatë fjalës së tij ai hodhi akuza të forta ndaj Ramës, duke kërkuar një “qeveri të sheshit” për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe hetimin e kryeministrit Edi Rama.

“Po jetojmë një kohë kur askush nga ne nuk mund të rrijë i heshtur. Sepse nuk mund të heshtësh kur shkolla s’na mëson më asgjë, kur spitali nuk na shëron dhe kur policia nuk na mbron. Kushdo që ka vjedhur duhet të shkojë në burg, nga i pari te i fundit. Nuk mund të heshtim, sepse asnjëri nga ne nuk blen dot një shtëpi, sepse pallatet nuk ndërtohen me çimento, por me pluhurin e bardhë të trafiqeve. Shumë shpejtë vajza ime do e takojë shoqen e vet që iku jashtë shtetit, shumë shpejtë shqiptarët do e presin biletën e kthimit dhe ky do presë një biletë vetëm vajtje, por jo me avionin personal.

Kam një gjë shumë të rëndësishme, ky e ka fiksim të na numërojë sa jemi në shesh. Të gjithë në burg, por ka një çështje, kushdo që na ka tradhtuar duhet të shkojë në burg. Dua t’ja jap një shifër Edi Ramës që thotë jeni 2 mijë veta. Po për 2 miliardë eurot që vjedh në vit si do ja bëjmë? Edi Rama s’duhet të numërojë as paratë, as pronat dhe as votat e shqiptarëve. Prandaj dorëheqja nuk mjafton, na duhet qeveri e sheshit për zgjedhje dhe na duhet që ai të hetohet. Ça ironia është kur e ke emrin Edi dhe nuk e di që ke mbaru”, tha Qarri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese