Një shtetas 22 vjeçar i identifikuar mme inicialet O.P ka rënë në pprangat e policisë në Shëngjin, pasi ishte i shpalllur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.
Sipas njoftimit të dhënë prej policisë: “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentative”. Ndërkohë pritet që i riu të ekstradohet në Spanjë.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit
Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “Fast”.
Akuzohet në Spanjë, për tentativë për vrasje, kapet në Shëngjin dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 22-vjeçari.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë.
Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi:
-O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit O. P., në Spanjë.
