Gazmend Oketa, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-zëvendës kryeministër i qeverisë Berisha, është thirrur nga SPAK si dëshmitar në seancën e sotme në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, teksa mësohet se ai ka mbërritur këtë mëngjes në ambientet e GJKKO.
Oketa ka qenë një prej anëtarëve të kabinetit Berisha i cili sipas dosjes së SPAK , është “përdorur” nga ish-kryeministri që ish-kompleksi Partizani të privatizohej me urgjecë.
Një prej momenteeve për të cilat ai do të dëshmojë sot është një takim që ai e ka zhvilluar me Gjeneralin e asaj kohe në ushtri, Vladimi Qirjazi, i cili ka pasur detyrën e drejtuesit të Komandës së Mbështetjes, ky i fundit doli hapur kundër privatizimit të Partizanit.
Sipas dosjes, në 31 mars 2009 Qirjazi u thirr në një takim me ministrin e Mbrojtjes asokohe Gazmend Oketa, gjatë këtij takimi Qirjazi thotë se Oketa i ka kërkuar ballë për ballë që të firmosë privatizimin, pasi kjo i gjë i kërkoj edhe vetë atij.
“Me shkresën Nr. 1858 Regj. datë 02.04.2009, Gjeneral Brigade Komandant Vladimir Qiriazi, ka informuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, në lidhje me takimet e zhvilluara me Ministrin e Mbrojtjes Z. Gazmed Oketa për çështjen e dorëzimit të pronës me Nr. 11, ku në përmbajtje të shkresës ka sqaruar se ka informuar dhe për raste të tjera që Ministria e Mbrojtjes kërkon ushtarakët për të firmosur ndërkohë që ka në dispozicion Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes. Në këtë shkresë shtetasi Vladimir është shprehur se, Ministri i ka kërkuar Vladimirit që të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij.
Sqaron se, ka marrë takim me ministrin më datë 31.03.2009 në orën 18.15 dhe se është ballafaquar me datë 01.04.2009 rreth orës 13.00 me personelin e DMIBM shtetasit Ardian Shashaj, Roland Llazari dhe Erinda Ndroqi, Fiqiri Kupe dhe Besnik Dervishi”, thuhet në dosje.
Vetë Qirjazi është marrë në pyetje nga SPAK ku ka deklaruar se Oketa i kërkoi të firmosë, por nuk i kishte sqaruar se nga kush vinte kjo kërkesë, madje për më tepër e kishte paralajmëruar se nëse nuk do të fismoste për urdhrin nr. 334 datë 13.03.2009 "Për dorëzim prone e lidhje kontrate" për pronën nr. 11, ish-kompleksi sportiv Partizani, do të merreshin masa ndaj tij.
“I pyetur përgjatë hetimit shtetasi Vladimir Qiriazi ka deklaruar se: Unë i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha "Duhet firmosur" por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri në masë se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore”, thuhet më tej në dosje.
Mënyra se si Gjenerali iu përgjigj kësaj kërkese të ish-ministrit ishte duke i dërguar një letër vetëm pak ditë para takimit duke informuar Oketën se urdhrin për privatizimin e Partizanit nuk mund ta firmoste pasi: “Prona nr. 11 nuk është marrë në administrim nga Komanda e Mbështetjes; nuk është kontabilizuar në librat e llogarisë pasi nuk u është dorëzuar asnjëherë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes; nuk disponojnë çertifikatë pronësie të kësaj prone, nuk kanë në administrim asnjë dokument për privatizimin e pronës”.
“Ne Kryeministri, është gjendur një shkresë fotokopje (por jo origjinalja) e datës 30.03.2009, drejtuar z. Sali Berisha, Kryeministër, me lëndë "Njoftim për keqpërdorim funksioni zyrtar" nënshkruar nga përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari”, thuhet më tej në dosjen e SPAK.
Ndërkohë Vladimir Qirjazi “pagoi” për kundërshtinë e tij, pasi u kërcënua, u shantazhua, transferua dhe më pas u shkarkua.
video, momenti i mbërritjes në GJKKO

