Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lezha nuk gjen qetësi, plagoset me armë zjarri një shtetas, Kristjan Gjoni shkon në spital me plumbat në trup

Shkruar nga Newsbomb
Lezha nuk gjen qetësi, plagoset me armë zjarri një shtetas,
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e kësaj të mërkure në Shëngjin. Burime paraprake për mediat bëjnë me dije se si pasojë ka mbetur i plagosur një shtetas i identifikuar si Kristjan Gjoni.

Ky shtetas është paraqitur në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Kjo është ngjarja e dytë e regjistruar në vetëm pak orë në Lezhë, pasi më herët raportuam se një sasi tritoli shpërtheu në një banesë.

“Rreth orës 10:45, në një kompleks në Shëngjin, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. Gj., rreth 35 vjeç. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave”, njoftoi Policia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese