Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Zgjidhja për ta është SHPORRJA e Ramës dhe ndërrimi i gjeneratave”, Andi Bushati për protestën: Ata nuk janë budallenj të marrin tjetrin zvarrë e të mos pasqyrohet në media

Shkruar nga Newsbomb
“Zgjidhja për ta është SHPORRJA e Ramës dhe
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV foli për protestën, e cila është në ditën e saj të 12-të. Ai e sheh rastin e Zvërnecit si simbol të një fenomeni më të gjerë i cili sipas tij është kapja e shtetit nga oligarkia, nënshtrimi i mediave dhe mungesa e transparencës. Ai thekson se nuk është thjesht një projekt turistik, por një shembull i mënyrës se si pushteti bashkëpunon me interesat private dhe i mbyll gojën mediave. Për Bushatin, kjo është arsyeja pse indinjata e qytetarëve ka shpërthyer dhe pse protesta ka marrë përmasa më të gjera. 

"Janë të lodhur, të mërzitur dhe ndihen të vjedhur dhe të nëpërkëmbur. T'i thuash njerëzve, që ajo është një mrekulli e turizmit, ajo që do të bëhet në Zvërnec, nuk e përtyp dot njeri. Mirë që më vjedh, më trajton edhe budalla, bëhet shumë. E bën te Teatri, Stadiumi, Unaza, Stacioni i Trenit, ka një pikë pastaj që kur vë tela me gjemba bëhet shumë. Por sado e rëndë të jetë kjo e Zvërnecit, është historia simbol e kapjes së shtetit, lidhjes me oligarkinë, nënshtrimit të mediave, u bënë të gjitha bashkë derisa shpërtheu. Kjo protestë e ka tejkaluar Zvërnecin dhe ka dy objektiva kryesore. Objektivin imediat, shporrjen e Edi Ramës, por një shporrje që nuk duhet konceptuar si heqje e një njeriu të vjetër. Nuk duan të ndryshohet me qeveri teknike, Lali Erin, Berishën apo Flamur Nokën. Duan që bashkë me Ramën, të bëjnë një ndërrim gjeneratëash. Kur them Ramën dhe Berishën, them edhe ne."- tha Andi Bushati.

Gjithashti Andi Bushati e interpreton protestën jo vetëm si kundërshtim ndaj Edi Ramës, por si një revoltë që kërkon ndryshim gjeneratash dhe sistemesh. Ai thotë se qytetarët nuk duan thjesht largimin e Ramës për ta zëvendësuar me një figurë tjetër të vjetër politike si Berisha apo të tjerë. Ata kërkojnë një ndryshim që përfshin edhe bojkotin e mediave dhe refuzimin e gjithë klasës politike tradicionale. 

"Pastaj se çfarë arrihet është tjetër punë. Por nëse krahas parrullës, Rama n'burg, Berisha n'burg, ata thonë edhe bojkotoni mediat, kjo është një gjë që shkon përtej. E përfshin tërheqjen zvarrë të Ramës, por shkon përtej Ramës sepse në Zvërnec, nuk ishte vetëm Edi Rama, Kushneri dhe Kastrati. Në Zvërnec pati një heshtje të turpshme të të gjithë mediave. Ata nuk janë budallenj, të shohin që bëhen tërheqje zvarrë dhe protesta me ditë dhe të mos pasqyrohen në media. E kuptojnë se bëhen protesta dhe opozita fshihet si struci. Po përvijohet si çështje me sistemin, madje edhe konflikt gjeneracional. Në njëfarë mënyre, Batoni e mbështet, por unë jam kundër Ramës, në mbështetjen që ka bërë Batoni dhe kundërshtimin tim, edhe ne kemi lënë copa fuqie, dinjiteti, argumentash në këtë betejë. Ata mund të jenë të lodhur dhe neveritur nga e gjithë kjo. Se sa arrijnë është punë tjetër. Unë po them çfarë lexoj unë në indinjatën e tyre", deklaroi Bushati. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese