Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mundësi të reja bashkëpunimi me Austrinë në bujqësi, teknologji, turizëm dhe kulturë

Shkruar nga Newsbomb
Mundësi të reja bashkëpunimi me Austrinë në
Ambasada e Shqipërisë në Vienë

Ambasada e Shqipërisë në Vienë ka shtuar kontaktet e saj me personalitete dhe institucione duke patur si objektiv zgjerimin e bashkëpunimit në fushë e bujqësisë, teknologjisë, turizmit dhe kulturës.

Ambasadori i Shqipërisë Fate Velaj gjatë një takimi me  kryetarin e Bashkisë së Wieselburgut Dr. Josef Leitner, qytet i njohur si “Qyteti i Panaireve”, ku organizohet një nga panairet më të rëndësishme të bujqësisë në Austri dhe biseduan për zgjerimin d bashkëpunimit.

"Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësive për zgjerimin e konceptit tradicional të panairit, duke i dhënë atij një dimension më të theksuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë me Shqipërinë dhe vendet e Evropës Juglindore.

Në këtë kuadër u propozuan veprimtari të përbashkëta për pjesëmarrjen e Shqipërisë në edicionin e vitit të ardhshëm. Shqipëria do të ftohet si “Guest Country” (Vendi Mysafir). Kjo do t’i krijonte mundësinë Shqipërisë të prezantojë arritjet dhe zhvillimet e saj në sektorin e bujqësisë, agroindustrisë dhe inovacionit rural, përmes një hapësire të dedikuar ekspozimi.

Njëkohësisht, ra dakord për organizimin e një forumi dialogu, ku përfaqësues institucionalë, ekspertë, sipërmarrës dhe aktorë të tjerë nga Austria dhe Shqipëria të prezantojnë vizionet e tyre për të ardhmen e bujqësisë, sfidat e transformimit të gjelbër dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërkufitar.

"Një iniciativë e tillë do të kontribuonte jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore midis Austrisë dhe Shqipërisë, por edhe në krijimin e një platforme të re bashkëpunimi", tha Ambasadori Vekaj pas takimit..

Bashkëbiseduesit folën për një partneritet konkret midis Wieselburg dhe zonës bujqësore Lushnje - Divjakë, zone për të cilën kryetari Dr. Leitner, shprehu interes e gatishmëri.

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit Ambasadori Fate Velaj u takua edhe me z. Harald Riemer, kryetarin e bashkisë së Purgstall-it në qarkun e Scheibbs-it me të cklin zhvilloi një bisedë të hollësishme mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Purgstall-it dhe bashkive me përmasa të ngjashme në Shqipëri.

Mundësi të reja bashkëpunimi me Austrinë në
Harald Riemer, Fate Velaj

Gjatë një vizitë pune në kompaninë Busatis GmbH në Purgstall z. Velaj u takua me z. Christoph Jordan.

Gatë këtij takimi u diskutua për mundësitë që produktet me teknologji të lartë të kësaj kompanie të bëhen më të pranishme në tregun shqiptar. Busatis GmbH është një ndërmarrje tradicionale austriake me histori të gjatë dhe, që nga viti 1888, e njohur si prodhuese e rëndësishëme e thikave të korrjes me rezistencë të lartë ndaj konsumimit, pjesëve prerëse dhe zgjidhjeve inovative për mbrojtjen nga konsumimi në bujqësi, pylltari dhe aplikime të ndryshme industriale.

Mundësi të reja bashkëpunimi me Austrinë në
Christoph Jordan, Fate Velaj

Sa i takon bashkëpunimit në fushën e kulturës z. Cate Velaj pati një takim me artistin e njohur austriak Robert Kabas, i cili jeton dhe krijon në Purgstall.

Mundësi të reja bashkëpunimi me Austrinë në
Robert Kabas, Fate Velaj

Ky takim ishte veçanërisht frymëzues dhe ofroi mundësinë për një shkëmbim të vlefshëm mendimesh mbi artin dhe kulturën./ Engjëll Serjani

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese