Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Pikë respekti nuk kam për Departamentin e Shtetit Amerikan”, Manjani: Ndërhyrja e SHBA në jetën politike shqiptare është e papranueshme

Shkruar nga Newsbomb
“Pikë respekti nuk kam për Departamentin e Shtetit
Ylli Manjani

Ylli Manjani i ftuar në Euronews Albania foli për heqjen e  “Non Gratës” së Sali Berishës. Manjani e sheh veprimin e Departamentit të Shtetit Amerikan si një ndërhyrje të papranueshme në jetën politike të Shqipërisë. Ai theksoi se një shtet i madh nuk duhet të merret me çështjet e brendshme të një partie politike në një vend të vogël si Shqipëria. Për të, ky veprim është i gabuar, i padrejtë dhe i papranueshëm, pavarësisht motiveve apo arsyeve që mund të ketë pasur.

"Në pesë vitet e fundit, me sa e kujtoj veten në qëndrimet e mia publike, jam ndër kritikët më të ashpër të Departamentit të Shtetit Amerikan. Dhe nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje. Një departament i një shteti të madh merret me një parti politike në Shqipërinë e vogël. Kjo ka qenë, është dhe do të mbetet e papranueshme. Pa as më të voglin dyshim dhe mua nuk më duhen fare arsyet, motivet se për çfarë ka bërë dhe kush e ka bërë. Ndërhyrja në jetën e një partie politike është e papranueshme. Pikë. Pikë respekti nuk kam për të. Nuk kam pasur kurrë. Më keni tërhequr disa herë vërejtjen për fjalë të papërshtatshme që kam përdorur për ata."- tha Ylli Manjani.

Manjani u shpreh i bindur se sanksionet ose listat e vendosura nga SHBA nuk duhet të përfshijnë familjarët e politikanëve, pasi ata nuk kanë asnjë borxh për betejat politike të prindërve. Ai e quan këtë si një padrejtësi që prek jetën personale dhe familjare, duke e konsideruar të domosdoshme që këto masa të revokohen.

"Ajo ka qenë një ndërhyrje e pastër në jetën politike, në vend, nëpërmjet demoralizimit, po themi, të një partie politike. Sado maskara të ketë qenë Lulëzim Basha, sado i poshtër për maskara të jetë Edi Rama, që janë armiqtë politikë, po themi lokalë, një shtet i madh si Departamenti i Shtetit Amerikan nuk i lejohet dhe nuk i falet të bëjë gjëra të kësaj natyre. E ka bërë edhe me vende të tjera të botës. Kjo është e padiskutueshme. Të kë në qoftë se sot është revokuar ajo. Kam frikë se jo, por në qoftë se është revokuar, është gjëja e duhur. Unë uroj që të jetë zhdukur nga ajo listë më shumë se sa Sali Berisha, edhe familja e tij. Sepse nuk i kanë asnjë borxh, po të themi të drejtën, familjarët e politikanëve tanë që hyjnë në beteja politike. Dhe e mendoj shumë seriozisht këtë gjë."- tha Manjani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese