Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protestat qytetare për Zvërnecin, këshilltari i lartë amerikan: Shqipëria nuk po kundërshton ndërtimin e një resorti, por po i thotë botës së është kundër investimeve të huaja

Shkruar nga Newsbomb
Protestat qytetare për Zvërnecin, këshilltari i lartë
Këshilltari i lartë diplomatik amerikan, Christopher S. Hyland

Këshilltari i lartë diplomatik amerikan, ekspert i çështjeve të Ballkanit, Iranit dhe tolerancës ndërfetare, Christopher S. Hyland është shprehur se me protestën për resortin në Zvërnec, nuk po kundërshtohet thjeshtë ndërtimi i një hoteli, por fillimi i marrëdhënieve të vendit tonë me shumë kompani të huaja investitore.

Hyland tha në një intervistë ekskluzive në Klan News se mesazhi që i jepet botës është se Shqipëria nuk dëshiron të bëjë biznes me kompanitë e huaja.

“Pra, duke kundërshtuar këtë projekt, ju nuk po kundërshtoni vetëm ndërtimin e një hoteli apo resorti. Në fakt, ju po kundërshtoni fillimin e një marrëdhënieje me Shqipërinë nga shumë kompani. Dhe po i thoni botës se Shqipëria nuk dëshiron të bëjë biznes“, tha këshilltari i lartë diplomatik amerikan, Chrisopher Hyland.

Ai theksoi se ekziston një mundësi e jashtëzakonshme në projektin prej 4 miliardë dollarësh për zhvillimin turistik të vendit, por edhe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. 

“Para së gjithash, protesta është pjesë e një shoqërie demokratike. Nuk ka dyshim për këtë. Dhe në thelb, ka disa shqetësime që kanë këta protestues. Por për fat të keq, këto shqetësime thelbësore tani janë duke u përvetësuar nga lojtarë të këqij në një mënyrë të tillë që po nxiten përçarje serioze për Shqipërinë dhe përçarje serioze për aleancën midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shtoi Christopher S. Hyland.

Sipas këshilltarit të lartë diplomatik amerikan, është një gjë të protestosh kundër shqetësimeve për ruajtjen e natyrës që dikush mendon se nuk po përmbushen, dhe është krejt tjetër gjë të shkosh në ekstrem.

“Kur dëgjon protestuesit të thonë se Shqipëria është vetëm për shqiptarët, atëherë fillon të nervozohesh shumë sepse jetojmë në një botë globale dhe Shqipëria sapo ka përjetuar dekada të një diktature të tmerrshme komuniste shtypëse në të cilën diktatori deklaroi se Shqipëria ishte vetëm për shqiptarët, askush nuk lejohej të hynte, askush nuk lejohej të dilte. Pra, kjo është shumë larg shqetësimit nga çështjet e ruajtjes së mjedisit”, theksoi Hyland.

Christopher S. Hyland u shpreh se ka qytetarë me shqetësime serioze që duhet të adresohen dhe se si partia opozitare ashtu edhe partia në pushtet e mbështesin këtë projekt zhvillimi prej 4 miliardë dollarësh.

Këshilltari i lartë amerikan nënvizon se investimi është një përqindje e madhe e produktit vjetor bruto kombëtar të Shqipërisë. Ai përbën një nga investimet më të mëdha të vetme në industrinë turistike në të gjithë Evropën për shumë vite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese