Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tritoli te biznesi i Noizyt! I shoqëruar nga avokati, reperi Cllevio paraqitet sërish në GJKKO (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Tritoli te biznesi i Noizyt! I shoqëruar nga avokati, reperi Cllevio
Reperi Cllevio në GJKKO

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit “Cllecio” është paraqitur këtë të mërkurë në GJKKO ku do të japë dëshminë e tij në lidhje me seancën gjyqësore që do të mbahet ndaj grupit të Laert Haxhiut.

Më herët është bërë me dije se Cllevio do të pyetet në lidhje me hetimet për tritolin e vendosur në biznesin e reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Në momentin që këngëtari është futur në ambientet e GJKKO, ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.

Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2022, ku shpërthimi me eksploziv shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën ballore të butikut të njohur “Illyrian”, në qytetin e Durrësit.

Rasti mori vëmendje të madhe mediatike edhe për shkak të përplasjeve të ashpra në rrjetet sociale mes Kleviol Ahmetit dhe Noizyt.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, ngjarja është dokumentuar si episod kriminal dhe përfshihet në hetimet ndaj grupit të Laert Haxhiut. Prokuroria i është drejtuar më herët Gjykatës së Posaçme me kërkesë për ndëshkimin e personave përgjegjës, të dyshuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda, përfshirë “shkatërrim të pronës me eksploziv”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerje veprash penale nga organizata kriminale”, si dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim armësh e municioni”.

Sipas raportimeve të mëparshme, më herët në GJKKO është paraqitur edhe Noizy, së bashku me familjarët e tij, përkatësisht babai dhe motra e reperit, në kuadër të të njëjtave zhvillime hetimore që lidhen me çështjen në fjalë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese