Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me duartrokitje nga deputetët e Partisë Demokratike në sallën e Kuvendit, pas lajmit që po qarkullon që prej mëngjesit të kësaj të enjteje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr statusin “non grata”.
Menjëherë pas hyrjes së tij në sallë, deputetët demokratë janë ngritur në këmbë dhe e kanë përshëndetur me duartrokitje.
“Unë erdha, u krye”, iu drejtua shkurtimisht Berisha deputetëve socialistë në sallë.
View this post on Instagram
Që prej orëve të para të mëngjesit, në qarqet politike dhe mediatike po qarkullojnë informacione se autoritetet amerikane kanë marrë vendim për heqjen e sanksionit ndaj Berishës. Deri më tani lajmi është konfirmuar nga gazetari Çim Peka dhe burime pranë selisë blu, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

